Një grup i fuqishëm që merrej me shpërndarjen e drogës është goditur ditën e sotme, pas një hetimi një vjeçar nga policia italiane.
Grupi i përbërë nga shqiptarë dhe italian, merrej me shpërndarjen e drogës midis Ankonës dhe Senigallia, ndërkohë që dy nga personat drejtues të grupit kanë rënë në pranga.
Në krye të grupit qëndronte një kuzhinier italian, i cili ka punuar në disa klube të Rivierës, ndërkohë krahu i tij i djathë ishte një shtetas shqiptar.
Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nga sasia e drogës e sekuestruar dhe shuma e parave, është renditur si një nga tregtarët kryesorë të drogës dhe krahu operativ i grupit.
Sipas mediave italiane kjo bandë konsiderohej si furnizuesit kryesorë të kokainës në klubet e natës./shekulli
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin