Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur për herë të parë edhe shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.
Sipas asaj që shkruan Rama, qeveria ka vendosur që “pakoja” e Vitit të Ri për qytetarët pensionistë do të jetë 50 dollarë.
Por, Rama ka vënë theksin edhe te nisma më e re që do të nisë aplikimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e ashtuquajtura çek i bebeve, që tashmë nuk do të jetë më 5.000 lekë për fëmijë, por 400 dollarë për fëmijën e parë të një çifti, 800 dollarë për të dytin dhe 1.200 dollarë për të tretin, raporton Tch.
“Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet bërë për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë tani, 5 vite më parë as mendoheshin”, shkruan Rama.
SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane, thotë se Tehe...
Vetëvendosje thërret konferencë për media në orën 19:35
Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President
PDK reagon pasi LVV e propozoi Konjufcën për president: Shum...
Haxhiu: Nuk thërras seancë për Presidentin pa qenë dy kandid...
Shkarkohet nga detyra e sekretarit të Kuvendit Arben Loshi