Në vetëm 3 vite, (2017- 2019) zyrtarët e parlamentit shqiptar kanë shpenzuar mëse 400 milionë lekë vetëm për bileta avioni!
Shifra ekzakte prej 41.2 milionë lekësh (të reja) ka dalë nga vetë Kuvendi, përmes një raporti për shpenzimet e kryera nga institucioni kryesor legjislativ në vend.
Pavarësisht shumës marramendëse vetëm për bileta avioni, në “defter” nuk janë futur shpenzimet që janë kryer në dieta për deputetët e parlamentarët apo peratë e shumta për të siguruar akomodimin jashtë shtetit.
Sipas raportit nga ky institucion theksohet se në Kuvendin e Shqipërisë specifike është udhëtimi jashtë shteti për shkak të aktiviteteve të shumta ndërparlamentare të delegacioneve të përhershme në organizatat Ndërkombëtarë, të grupeve të miqësisë, udhëtimeve zyrtare, pjesëmarrja në Sesionet e AP të KiE-së, etj.
Për këtë është nënshkruar marrëveshja për blerjen e biletave me tre operatorë./Gazeta Express
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet