Organizata e kishte përqendruar aktivitetin e saj në Fthiotida, ndërsa hetimet u kryen nga departamenti i narkotikëve në Lamia. Operacioni u zhvillua dje (14 shkurt), ndërsa personat e arrestuar janë të moshës nga 21 vjeç deri në 58 vjeç.
Organizata kishte si lider një 23 vjeçare grek, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin një 35 vjeç helen si dhe një 21 vjeçar shqiptar.
Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga 6 persona, katër burra e dy gra, midis të cilëve edhe tre shqiptarë, njëri prej të cilëve sipas policisë greke, ndodhet i arrestuar në Shqipëri. Ai akuzohet si furnizues i grupit me drogë.
Organizata kishte strukturë hierarkike, ku në krye të saj qëndronte një 23 vjeçar, i cili jepte udhëzimet për furnizimet me kokainë, heroinë, kanabis, etj. Droga fshihej në zona të shkreta në rajonin e Fthiotida Lindore, ndërsa më pas shpërndahej nga pjesëtarët e grupit.
Lënda narkotike u sillte përfitime të rëndësishme, ndërsa për të komunikuar, anëtarët e grupit përdornin fjalëkalime dhe kode të ndryshme si makina, motoçikleta, etj. Policia greke ka sekuestruar rreth 4 kg kanabis, tetë shishe me metadon të lëngshëm (lloj droge), peshore precize, rreth 48 685 euro, tre armë, thika, fishekë, makina dhe motorë.
Njëra nga armët e sekuestruara që i përkiste liderit të grupit është vjedhur në vitin 2013 në shtëpinë e një punonjës të Gardës Speciale në rajonin e Atikës.
Shumë nga të arrestuarit sipas policisë greke, kanë probleme të shumta me ligjin.
Të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorit në Lamia.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...