Roja Bregdetare e Forces Detare shqiptare ka bërë të mundur shpëtimin e një peshkarexhe pranë Karaburunit, e cila ndodhej në rrezik. Peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë.
Në sajë të ndërhyrjes së Rojës Bregdetare, u shpëtuan dy pjesëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës, dhe një fëmijë që ndodhej bashkë me ta.
Pas marrjes së sinjalit, anija e Forcës Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport.
Në këtë operacion ndihmoi edhe një mjet i Policisë Kufitare dhe Migracionit./lapsi.al/
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...
Sot varroset Alush Gashi
Trump: Jemi mes marrëveshjes me Iranin dhe luftës
27 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut