Ka shkuar në 17 numri i të arrestuarve në operacionin policor antidrogë të koduar “Andromeda”në Gjirokastër.
A2 CNN shkruan se gjatë fazës së tretë të këtij aksioni u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.
Për dhjetë prej tyre e vendos masa e sigurisë “arrestim në burg”, ndërsa për dy të tjerë “arrest shtëpiak”.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas shqiptarë në bashkëpunim me pesë të tjerë të arrestuar në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike cannabis dhe kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, dhe mallra të kontrabanduara.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...