Në të tilla kushte zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës 9 vjecare ‘Bedrie Bebeziqi’ në Durrës.
E ndërtuar në vitin 1967 në këtë shkollë nuk është kryer asnjë investim, çka ka sjellë amortizimin e kësaj ndërtese.
Nxënësit thonë për OraNews se kushtet janë të papërshtatshme dhe detyrohen të zhvillojnë mësim me banga të thyera e shpesh herë pa ndriçim.
Prind: “Fëmjët thonë se banjot në katin e katërt dhe pestë nuk ka dyer fare. Është skandaloze.”
Nxënëse: “Nuk ka fare kushte, si për gocat ashtu edhe për djemtë. Bankat janë skandaloze. Ulemi treshe sepse nuk ka vende.”
Situatën e pranon edhe drejtoresha e shkollës ‘Bedrie Bebeziqi’. Sipas saj ato pak investime që ka njohur shkolla janë bërë falë kontributit të prindërve.
Metaj: “Jemi shumë të shqetësuar. Ne po ngrejmë zërin që investimi i parë të bëhet për shkollën ‘Bedrie Bebeziqi’.”
Por në të tillë situatë ndodhet edhe shkolla Jusuf Pukta. Të dyja institucionet arsimore mbeten në pritje të investimeve.
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...