Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë një 30-vjeçar pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në zonën e quajtur pedonalja e Urës së Bunës, rreth orës 22:20.
Policia njofton se shtetasi me iniciale Q.M 25-vjeç ka plagosur me thike shtetasin me iniciale Ç.T. 30 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme./tch/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...