Pas rreth 1 ore, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës, duke lejuar qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht tentativës për të bllokuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama nga hyrja e Shkodrës tek ura e Bahçallëkut, kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër nga një rrugë dytësore.
Kreu i qeverisë u prit me protesta në Shkodër, aty ku pati edhe përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.
Protestuesit e opozitës, me në krye ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia bllokuan rrugën hyrëse në qytetin e Shkodrës./tch/
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriot...
Seanca në Apel: Shiti armën me të cilën u vra Liridona Adema...
Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur ...