Një incident ka ndodhur sërish në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën. Nga vendngjarja bëhet me dije se një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë, e për pasojë ka sjellë bllokimin e rrugës.
Pjesa e masivit shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”. Strukturat e emergjencës po punojnë për largimin e dherave dhe rikthimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë policia njofton qytetarët që për shkak të këtyre kushteve të vështira, edhe rruga në këtë aks funksionon me një sens lëvizjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe guresh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, konkretisht në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, funksionon me një sens lëvizjeje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të ARrSh-së po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës.
Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.
Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.
Gjithashtu, apelon për vëmëndje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia e Kosovës me barkë shpëtimi evakuon një familje të b...
Dyshim për prani të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella ng...
‘Bild’ ngre alarmin për Dortmundin, Schlotterbec...
Gjermania pritet të goditet nga stuhia dimërore “Elli”
Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantë...
Ndërpritet përkohësisht çerekfinalja mes Bashkimit dhe Pejës...