Policia italiane ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal për trafikun e drogës.
Si pasojë e këtij operacioni janë arrestuar 12 persona, mes tyre disa shtetas shqiptarë, si dhe janë sekuestruar 60 kg drogë, kokainë dhe heroinë. Struktura kriminale, sipas mediave fqinje, kishte bazë Abruzzon dhe Pescaran si dhe disa komuna rreth këtyre zonave.
Në pranga kanë rënë Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti, Gjysho Bana, 38 vjeçar shqiptar, banues në Montesilvano, Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano, Andreas D’Onofrio 25 vjeç, banues në Città S. Angelo, Andreas D’Onofri 31 vjeç banues në Città S. Angelo, shqiptari E.G 31 vjeç, banues në San Benedetto del Tronto, Luca Nesci, 31 vjeç, banues në Spoltore, B.P, 49 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, E.R, 45 vjeçar shqiptar banues në Montesilvano, Aquilino Spinelli, 32 vjeç banues në Città S Angelo, B.Z, 35 vjeç shqiptar banues në Gabiçe Mare, M. Z, 42 vjeç shqiptar banues në Montesilvano, A. V, 34 vjeç.
Fillimisht droga vinte në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Aburzzos, baza e grupit kriminal./shekulli/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...