Norma e papunësisë në Shqipëri zbriti në 11.4 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me 11.8 për qind e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të institutit statistikave, INSTAT.
Megjithatë ende nuk po arrihen nivelet e para pandemisë duke regjistruar 10,000 më pak të punësuar se në të njëjtën periudhë e vitit 2019.
Shkalla e punësimit mes moshave 15 deri në 64 vjeç u rrit në 62.1 për qind në periudhën në fjalë, nga 60.2 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2020, thuhet në raportin tremujor të fuqisë punëtore të INSTAT.
Në periudhën tetor-dhjetor, shkalla e papunësisë tek meshkujt ishte 11.0 për qind, ndërsa tek femrat 11.8 për qind.
Gjatë tremujorit të katërt, shkalla e papunësisë në moshat e reja 15-29 vjeç ra në 20.6 për qind në fund të vitit 2021, krahasuar me 21.7 për qind një vit më parë. /Telegrafi/
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...