Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi shiste lëndë narkotike kanabis në lokalin e tij në fshatin Kapedan.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në lokalin e 32-vjeçarit dhe në një ambient ngjitur, në kuadër të operacionit “SHADOW”, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
“Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOË”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.
Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge””, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...