Më në fund vjeshtë, ka dy ditë që nuk pushon shiu.
Nëntori është muaji më i lagësht i vitit dhe sjell sasinë më të madhe të reshjeve. Ne ndodhemi në një nga urat mbi lumin Lana niveli i të cilës është rritur nga reshjet që bien prej dy ditësh.
“Do të vazhdojmë me reshje shiu mesatare dhe intensive në zonat qendrore dhe jugore”, u shpreh Adiola Bani, meteorologe.
Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes. Ditën e premte, shirat do të jenë më pak prezente në territor. Ne jug do të ketë herë pas here, shira mesatare.
“Fundjava do të ketë reshje dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, por më pak shira. Fundjava do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturës duke bërë që në vlera maksimale të shënojë 18-19 gradë Celsius në fundjavë”, shtoi Bani.
Meteorologia thotë se vetëm gjatë dy ditëve me reshje është marrë sasi e konsiderueshme e shiut, duke nisur kështu kompensimi i thatësirës së tejzgjatur.
“15 ditëshi i parë i nëntorit do të jetë me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm”, përfundon meteorologia./TCH
Vizita e Putin në Pekin, Xi: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në fazë ...
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...