Një konflikt mes dy familjesh fqinje ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen.15 në Spitallë të Durrësit.
Sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona të moshës nga 23 deri në 47 vjeç.
Të plagosurit po marrin mjekim në Spitalin e Durrësit, ndërsa lidhur me rastin policia njoftoi se ka shoqëruar një djalë 22 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave”-njofton policia./tch
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...