Me ngrohjen e motit është shtuar ndjeshëm frekuentimi i plazhit në fundjavë dhe nevoja për parkim. Në orën 10.45 të 1 majit, dy persona janë përfshirë në një sherr të ashpër fizik që u mbyll me ndërhyrjen e policisë. Ngjarja ndodhi
Në afërsi të një lokali në plazhin e madh të Durrësit, kur 32-vjeçari me iniciale E. M, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin me iniciale A. A.
Të sharat ia kanë lënë vendin dhunës, kur sipas veprimeve të para, rezulton se shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri shtetasin E.M., i cili e ka goditur me grushte.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. Ende nuk bëhet e ditur nëse janë ndaluar nga ana e policisë personat e përfshirë në konfliktin që ndodhi në prag të sezonit turistik./tch/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...