Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të këtij qyteti, ku dy të rinj janë konfliktuar mes tyre.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Grupi hetimor ka konstatuar se shtetasi E.S., 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.H, 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”.
Shtetasi E.S., që dyshohet se kishte dhe armën e zjarrit tip Pistoletë, sapo ka parë policinë është larguar me shpejtësi.
Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...