Në bashkinë e Finiqit, ku 80 % e popullsisë është në moshë pensioni dhe ku gati 1700 të moshuar jetojnë vetëm, në familje me një anëtar, tani infektimet me Covid 19 po arrijnë kulmin.
Shërbimi shëndetësor që për shkak të specifikës por edhe gjendjes së qendrave shëndetësore jepet në banesa po vështirëson shumë stafin e mjekëve dhe infermierëve. Mjeku Hiqmet Sala që shërben bashkë me një koleg për 13 fshatra të njësisë Mesopotam thotë se stafi mjekësor po e mban situatën e infektimeve nën kontroll por ka nevojë emergjente për një autoambulancë, pasi shërbimi po kryhet me mjete personale.
Ndërsa Mesopotami dhe Finiqi janë mes njësive me numër ende nën kontroll të infeksioneve në njësi të tjera si në Livadhja, Dhivër apo Krane situata po rëndohet shumë dhe çdo ditë 2-3 raste transportohen për mjekim në spitalet e Tiranës apo Janinës. Në fshatin Komat ku jetojnë vetëm të moshuar 18 persona njëkohësisht kanë kërkuar ndihmë pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me Covid 19. Ekipi i përkujdesit social në Finiq ka kërkuar mbështetjen e menjëhershme me testime të shpejta që pritet të nisin këtë javë.
Shkak për kulmimin e epidemisë në një zonë që u ilzolua për muaj të tërë u bënë sidomos studentët që mbërritën nga Greqia pas mbylljes fizike të klasave në universitete dhe fillimit të mësimit online./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...