Festa e të dashuruarve do të vijë krejt ndryshe këtë 14 shkurt. Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka menduar që ta kthejë kryeqytetin ditën e nesërme në pulsin e jetës së natës në rajon duke organizuar “Tirana Loves…”
Do të jenë mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore që të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, do të kenë mundësi që të ndjekin në 14 nga baret më të njohura të Tiranës.
Festat do të nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive.
Për rigjenerimin e jetës së natës së kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për organizimin e eventeve të nivelit të lartë e me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë më të pëlqyer të momentit.
Aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet nga ana e Bashkisë së Tiranës, pritet që ta kthejnë Tiranën në një pikë referimi për jetën e natës në rajon, duke tërhequr vizitorë shqiptarë e të huaj dhe duke u bërë qendër e tendencave dhe rrymave të reja muzikore.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...