“Ditë e trishtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën”- kështu e cilëson agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, kjo organizatë shkruan:
“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”.
Deklarata vjen ndërkohë që Bashkia e Tiranës nisi shembjen e ndërtesës mëngjesin e sotëm, shoqëruar me përplasje midis forcave të rendit dhe aktivistëve e artistëve./Top Chanel
Sad day for #CulturalHeritage in Albania & Europe.
Sad day for #Democracy & #RuleofLaw in Albania & Europe.
Early this morning, Albanian authorities arrested #civilsociety activists & started demolition of protected #NationalTheater in #Tirana#7MostEndangered #NotOurEurope pic.twitter.com/MPaex9YUEW
— Europa Nostra (@europanostra) May 17, 2020
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...