Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se Parlamenti që ka sot Shqipëria nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por atë të krimit.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shehaj duke mbështetur Bashën pohoi se institucioni i Parlamentit është kapur nga krimi para se të lindte me anë të vjedhjes së votës dhe lidhjes së kryeministrit Rama me botën e krimit.
Mes tjerash, deputeti Shehaj shprehet se qeverisja e sotme nuk përfaqëson interesin publik, por atë të një grushti oligarkësh.
“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe okigarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri.
Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike”, shkruan ai.
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...