Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.
Lëvizja vjen në një kohë kur kërcënimet digjitale po rriten me shpejtësi dhe mbrojtja kibernetike konsiderohet pjesë thelbësore e sigurisë kombëtare dhe asaj rajonale.
“Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri. Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s“, thuhet ne njoftim.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...