Ambasadori amerikan, Donald Lu i ka dërguar një letër falenderimi ministres së Mbrojtjes në largim, Mimi Kodheli.
“Në emër të kolegëve në Uashington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, më lejoni t’ju përgëzoj për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një aleat i ngushtë NATO.
Nën lidershipin tuaj, ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Europë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën”, thuhet në letrën e ambasadorit amerikan.
“Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA”, thuhet më tej në mesazhin falenderues.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën