Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkojnë nga autoritetet në Shqipëri të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore.
Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, gjatë një takimi me kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi shprehën vlerësimin për ‘administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ’.
Ata kërkuan nga autoritetet të ndjekin penalisht krimet zgjedhore ‘përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme’.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë