Policia shqiptare do të patrullojë këtë sezon turistik me pesë polici të tjera të rajonit: Me Policinë italiane, kosovare, malazeze, kroate dhe maqedonase.
Për herë të parë u firmos marrëveshja për patrullime të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane në kuadër të sezonit turistik.
Do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë krah Policisë shqiptare në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, ku numri i turistëve italianë është më i lartë.
Gjatë ceremonisë të fillimit të patrullimit të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi se këto iniciativa do t’i vijnë në ndihmë pushuesve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.
Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë sezonit, Policia e Shtetit ka marrëveshje edhe me Policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë e Maqedonisë./mapo.al
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...