Pas tensionit të javës së kaluar, kur deputetët e PD-së bllokuan për orë të tëra foltoren e kuvendit, edhe seanca e kësaj të enjteje ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Kryetari i PDs-së, Lulzim Basha i kujtoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, seancën e javës së kaluar dhe i bëri thirrje “të mos i vërë kazmën Parlamentit”.
Basha tha se mazhoranca po përpiqej të shmangte vëmendjen nga çështjet e rëndësishme me anë të trukeve për të shtyrë debatet.
“Detyra jote është të zbatosh rregulloren, jo ta amendosh me kartonat e një shumice. Deputeti kërkon zbatimin e rregullores, ti kërkon ta ndryshosh me votë. Mësoje këtë, zbatoje rregulloren. Mos i vër kazmën punimeve të parlamentit.
Mbase e ke porosi si javën e kaluar. Mos i vër kazmën parlamentit. Nuk je ti që vendos me shumicë kartonash sesi veprohet. Se nuk dua që kjo seancë të degjenerojë si herën e kaluar dhe e dyta se vërej një përpjekje sistematike për ta devijuar çështjen sipas interesit”.
Duke i pasur numrat në Kuvend, mazhoranca duket se ka vendosur për të rrëzuar çdo propozim të opozitës.
Në një debat të nisur nga deputeti i PD-së, Vangjel Dule në lidhje me projektligjin për ‘Pakicat Kombëtare’, janë përfshirë edhe deputetët e tjerë.
Mazhoranca e rrëzoi propozimin e Dules për shtyrjen e këtij projektligji, gjë që solli edhe reagimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Vendet ku sot do të ketë reduktime të rrymës
Sot protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëh...
Diplomati gjerman tregon kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e...
Kandiq i reagon Patriarkut serb që manipuloi me të vrarët ng...
PDK sot mban konferencë për medie
Napoli po përgatit kontratën e re për Spallettin, zbulohen d...