Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur vendin mëngjesin e kësaj të diele.
Mësohet se epiqendra ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm 2 km.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar. Kujtojmë se javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë.
Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale, apo persona të lënduar./TCH/

Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani