Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali.
Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një strukturë private, kujdesej për gjelbërimin, krasitjen e pemëve dhe kopshtit. Por mëngjesin e sotëm është gjetur në tokë i shtrirë pa shenja jete.
Informacionet janë kontradiktore dhe ende nuk dihet nëse shqiptari ra nga pema gjatë krasitjes dhe humbi jetën apo shkak ka qenë ndonjë goditje kardiake që i mori jetën në vend.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe dërgimit në spital, 42-vjeçari kishte ndërruar jetë. Pritet autopsia për të sqaruar shkaqet e vdekjes së shqiptarit./db
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën