Jo çdo person që preket nga meningiti ka pasoja fatale për jetën.
Pas një rasti të konfirmuar dhe një tjetri të dyshuar me këtë sëmundje, mjekët qetësojnë popullatën.
Shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo tregon për A2 se jemi në një situatë të zakonshme të meningitit, ndërsa gripi po shënon rritje të të prekurve.
“Gjatë 12 muajve të vitit kemi pasur raste meningitis. Jo çdo person që preket nga meningiti humb jetën. Meningiti bacterial hyn në infeksionet që ka vdekshmërinë shumë të lartë”, thotë Çomo.
Bakteri që shkakton meningitin merret nga personat mbartës përmes pështymës dhe ajrit. Askush nuk është i mbrojtur, por gjithçka varet nga imuniteti. Në lidhje me meningitin, infeksionistja Çomo nuk rekomandon vaksinimin në këtë situatë: “Nëse shqiptarët shkojnë në vende ku sëmundja është shumë e përhapur, janë të detyruar që ta bëjnë vaksinën. Por, në një vend si Shqipëria, ku kemi shumë pak të prekur, nuk mund të vaksinohet e gjithë popullata”.
Në kohën kur gripi po shton numrin e të prekurve dhe shenjat e tij fillimisht janë të ngjashme me meningitin, mjekët i bëjnë apel popullatës që për çdo shqetësim t’i drejtohen mjekut të familjes.
Këtë periudhë, edhe vendet e tjera të Europës kanë raportuar raste me meningit, por Italia aktualisht ka numrin më të lartë të të prekurve nga infeksionet e meningokokut./A2
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...