Policia në Tiranë ka zbuluar një magazinë ku fshihej lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila përgatitej për shitje në doza.
Policia bëri të ditur se janë sekuestruar nëntë kilogramë kanabis, sasi kokaine, dy armë zjarri, dy armë të ftohta, dy automjete, gjashtë telefona dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Ndërsa lidhur me rastin , pesë persona u arrestuan, të cilët dyshohet se ishin anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
Të arrestuarit, sipas policisë janë: Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Hetimet për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale po vazhdojnë, derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...