Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka falenderuar punonjësit e policisë në Portin e Durrësit për sekuestrimin e 30 kilogramëve heroinë mëngjesin e kësaj të premteje.
Në orët e mbrëmjes, Çako ka vizituar ambjentet e portit, ku është pritur nga drejtori i Policisë Kufitare, Bokë Bodini dhe kreu i drejtorisë lokale të policisë, Perlat Çullhaj. Gjithashtu, i pranishëm në këtë takim ka qenë edhe koloneli i Guardia di Finanza, Luca De Paolis.
Gjatë vizitës, Çako ka falenderuar punonjësit e Policisë Kufitare, ata të Antidrogës dhe punonjës të tjerë të strukturës portuale për bashkëpunimin e tyre në kuadër të parandalimit të trafiqeve, raporton tch, trasmeto arbresh.info.
“Kapja e 30 kg heroinë është një sukses i padiskutueshëm i Policisë së Shtetit, por dhe rezultatet e deritanishme në port janë një tregues i qartë i vendosmërisë dhe seriozitetit të saj në këtë drejtim”, ka deklaruar Çako.
Çako ka folur edhe për operacionin tjetër të zhvilluar sot me Guardia di Finanza, që u finalizua me sekuestrimin e 760 kg kanabis. “Operacionet e përbashkëta kanë dhënë rezultatet e dëshiruara dhe kanë rritur besimin e Policisë së Shtetit tek partnerët”, ka thënë Çako.
Numri 1 i uniformave blu ka inkurajuar oficerët të vazhdojnë në këtë drejtim luftën kundër trafiqeve, duke u shprehur atyre mbështetjen e tij dhe të ministrit të Brendshëm./Arbresh.info
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...