Sot Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për dekretimin e ministrave në kabinetin qeverisës. Seanca pritet të zhvillohet në orë 17:00.
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.
Rendi i ditës:
– Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.
1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.
2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.
3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.
4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...
Hyn në fuqi vendimi për çmimin maksimal ditor të derivateve,...
Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rënd...
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit