Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të partisë demokratike Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.
Berisha e më tek deputetët demokratë, Flamur Noka, gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo.
“Profesor doktor Sali Berisha, si mjek i respektueshëm në gjithë vendin ju lutem të respektojmë rregulloren, doktor Flamur Noka jemi kolegë bashkë”, iu drejtua Llajo deputetëve të PD.
Mes debatesh u votua vetëm me votat e mazhorancës komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.
6 anëtarët e komisionit te verifikimit të mandateve të propozuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla janë: Milva Ekonomi, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla./euronews.al
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...