Kapet një sasi e madhe droge në Sarandë. Në pranga kanë rënë 9 persona, mes tyre 8 femra.
Burime zyrtare nga policia kane thene se se sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në një tunel në Qafe-Gjashtë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni”.
Mësohet se dy furgona policie janë ngarkuar plot me marijuanë të sekuestruar.
Personat e ndaluar janë shoqëruar në komisariat. Bëhet e ditur se në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Nga policia po vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin e personave të arrestuar.
Droga, e llojit marijuane, është gjetur në një tunel në Qafë-Gjashtë, ben me dije policia.
Sipas saj, lënda narkotike është ngarkuar në dy furgona policie të cilët mësohet se janë mbushur plot.
Paraprakisht dyshohet se sasia e marijuanës së kapur është mbi dy ton.
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë takimin Zelensky-Puti...