Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua më 16 Tetor në Tiranë tha se ai samit ishte historik.
Kreu i qeverisë shqiptare në emisionin Opinion theksoi se në Shqipëri shkelën liderët e Europës mes tyre edhe Presidenti i Francës i cili nuk kishte ardhur asnjëherë më parë në vendin tonë për vizitë zyrtare.
“Shqipëria ka hapur një derë tjetër. Shqipëria nuk është më në korridorin pa dyer që shkonte deri atje dhe rrinte para derës. Fakti që ata vijnë në Shqipëri nuk është thjesht një çështje se nuk kanë ku mblidhen. Ai samit nuk ishte OK, ai samit ishte historik, ishte i jashtëzakonshëm. Është historike Blendi që në Shqipëri të shpërngulet gjithë lidershipi i Europës, që në Shqipëri brenda 48 orësh të vijnë liderët e Europës dhe pastaj vjen Presidenti i Francës, pas 101 vitesh marrëdhënie diplomatike që nuk ka shkelur në Shqipëri asnjë President i Francës. Është shumë e madhe kjo për një vend si Shqipëria që deri dje nuk ishte fare në hartë dhe dilte vetëm në lajme për gjëra të këqija”, u shpreh Rama.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK