Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minutave në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij.
Rreth SPAK janë mbledhur disa dhjetëra mbështetës të kryeministrit, për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj tij, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.
Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ‘futur duart’ në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi.
Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...