Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë nesër në një konferencë të papritur për media.
Burimet e Ora News konfirmojnë se pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Rogner për të prenotuar një sale, për një konferencë për median që është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10. 30.
Nuk dihen detajet apo arsyeja e thirrjes së kësaj conference, ndërkohë që prej kohësh Tahiri është tërhequr nga jeta publike.
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në trafik droge ka vendosur të thyejë heshtjen.
Tahiri do të flasë për situatën e tij në Gjykatë, pasi me sa duket ka zhvillime për dosjen dhe kjo gjë mund të çojë në përshpjetimin e hetimeve.
Nuk dihet se cila është tema e rëndësishme që e ka shtyrë ish-ministrin të flasë pas disa muajve heshtje. Më 15 tetor Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet për një periudhë 3 mujore për dosjen e Tahirit.
Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve ndërkohë që politika shqiptare “vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat.
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...