Pamja me të cilën është zgjuar këto ditë kryeqyteti njihet ndryshe si “pluhuri saharian”. Një fenomen, me të cilin jemi mësuar ta kemi prezent në periudha të nxehta si muajin Korrik apo Gusht.
Këtë vit, sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës pasuese.
Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë.
Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s