Themeluesi i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, u shpreh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut se për 30 muaj sa ka qenë deputet, ka punuar me ndershmëri.
“Unë kam qenë vetëm 30 muaj deputet. Për sa kohë që kam qenë deputet, kam shërbyer sa kam mundur. Unë kam bërë shumë në atë punë që kisha, duke qenë i ndershëm në gjithçka. Kam punuar gjithashtu për bashkimin e të majtës në Shqipëri. Unë kam qenë personi që kam dashur të bashkoj Ramën dhe Metën e që e kam arritur këtë gjë. Sa herë që Rama më ka dëgjuar mua, PS ka fituar dhe kur nuk më ka dëgjuar, ka humbur. Unë kam qenë gjithmonë një njeri sfidant dhe do të ngelem i tillë deri në fund të jetës sime. I kam hyrë politikës për t’iu shërbyer njerëzve, popullit shqiptar dhe kam bërë punë vetëm të mira.”, tha Koço Kokëdhima.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para