Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha për Zërin e Amerikës se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore.
Ajo tha se vendi ka nevojë për një frymë të re politike dhe se ka shumë të rinj të edukuar brenda dhe jashtë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë e tanishme politike. Zonja Hajdari ishte në studion tonë të Nju Jorkut dhe u intervistua nga kolegu Ilir Ikonomi.
Hajdari: Unë zgjodha të qëndroj në parlament, pasi vendimi i PD-së për të djegur mandatet ishte antishqiptar, pasi bllokonte reformën në drejtësi. Kjo solli një shkatërrim në imazhin e Shqipërisë. Qeveria ndodhet në një situatë jashtë horizontit demokratik. Kjo qeveri po vijon që të bjerë, opozita bëri vetëm një gabim, që doli jashtë institucioneve. Unë nuk kam asgjë me opozitën, por nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore
“Për të ardhmen time do të vendosin shqiptarët, ata e kanë në dorë, por e rëndësishme është që të marr vendimet e duhura. Gjithsesi, ndodhem në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”, u shpreh Hajdari./voa/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...