Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste.
Ai theksoi se vota më 11 maj për Partinë Socialiste është garancia kryesore për rrugëtimin evropian.
“Vota në 11 maj për PS nuk është votë për PS, për PS, do votojnë socialistë dhe mbështetësit, por te kutia e PS aty duhet të votojnë të gjithë demokratë dhe çfarë janë në mes. Ne jemi forca që do fusim Shqipërinë në BE.”, tha ai.
Ai u ndal edhe tek reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se Partia Socialiste ia hoqi shpatën e drejtësisë politikës dhe ia dorëzoi SPAK.
Sipas tij, kjo strukturë e ka detyrë dhe përgjegjësi të godasë raste korrupsioni edhe kur ato janë brenda radhëve të PS.
“Ne çarmatosëm veten dhe e armatosëm një institucion tjetër dhe me atë shpatë e ka të drejtë dhe detyre që të godasë kur sheh edhe tek ne që ngrenë kokën tumore të korrupsionit”, pohoi Rama./abcnews.al
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...
Nis seanca për rastin e rezervave shtetërore, mungon Rozeta ...
Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Du...