Dikur njihej si zona ku turistët e huaj mund të blinin suvenire të ndryshme, por sot rruga e “Barrikadave” më shumë se dyqane për suverire të ofron të luash bixhoz.
Në vetëm 70 metra trotuar që përshkruan rrugën e “Barrikadave”, shtrihen 5 sallone të mëdha bastesh sportive. Gjatë paradites pikat e kumarit, duken plot edhe për shkak se mbrëmjen e kësaj të marte luhet ndeshja Liverpool-Roma, një nga gjysmëfinalet e Champions League. Në dite të tilla, xhirot e kompanive të basteve sportive rriten ndjeshëm.
E njëjta situatë duket edhe në rrugën “Myslym Shyri”, një zonë tejet e frekuentuar nga qytetarët edhe për shkak të dyqaneve të veshjeve që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë.
Por krahas përhapjes masive të pikave të basteve dhe kazinove në rrugët kryesore të qytetit, problem mbeten edhe pikat pranë institucioneve arsimore dhe fetare.
31 dhjetori i këtij viti është afati i fundit që është parashikuar që pikat e basteve dhe kazinove të zhvendosen 100 m larg shkollave, xhamive apo kishave./Top Channel
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...