Punimet për rrugën e re Shirokë-Zogaj po vijojnë me intensitet të lartë, duke u shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal të Shkodrës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje nga punimet ndërsa shkruan se ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën.
“Mirëmëngjes dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve.
Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.
Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.
Afati i përfundimit të punimeve është data 2 tetor 2025./rtsh.al/
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...