Qeveria do të propozojë një ndryshim të rëndësishëm të tarifës së ‘Rrugës së Kombit’, për gjithë banorët e Kukësit. Qeveria ka menduar se taksa e vendosur më parë ishte e papërballueshme, si dhe do të lihet një periudhë kohe deri në shtator për t’i informuar.
Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në Lezhë, gjatë turit të llogaridhënies publike, i cili tha se sa i takon tarifës së ‘Rrugës së Kombit, qeveria do të mbajë fjalën për të propozuar këto ndryshime, që brenda 60 ditëve nga momenti kur është folur.
“Në atë rast ne gabuam, por nuk di nëse kujtesa ju sjell ndërmend ndonjë qeveri apo kryeministër tjetër që ju ka thënë: ‘gabuam, ndjesë. Kurrë nuk nuk kam menduar se jemi të pagabueshëm. Është themelore, sidomos për një drejtues apo udhëheqës të një vendi që kur ka një gabim ta pranoj gabimin publikisht dhe të kërkojë ndjesë. Vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të bëhen, jo duke ia lënë fajin atij që nuk e ka”, -tha Rama.
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...