Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës.
Shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi e cila ka rrjedhur gaz dhe me pas flakët kanë marrë banesën një katëshe, ku më pas nga zjarri është djegur dhe një banesë dy katëshe ngjitur.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendgjarje, për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.11.2020, rreth orës 08:30, në lagjen Partizani, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. R., rreth 90 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...