Ndërsa rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri po vijojnë të jenë në rritje, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për qytetarët që të vaksinohen gjatë këtij muaji ku të gjithë mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-Covid.
“Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës
Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.
Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19”, shkruan Manastirliu në Facebook.
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker