Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndarë i kënaqur me numrin e vizitorëve të huaj që kanë hyrë nga Veriu.
Rama përmes një postimi në Facebook, tha se kjo është falë investimeve të bëra që numri i vizitorëve po rritet duke e ndarë si lajmin më të bukur të këtij sezoni.
“Shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë Veriu ynë, ku programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera Rama u shpreh se Shkodra është qershia mbi tortë, duke e veçuar Dajçin e Shkodrës si një copë parajse./Arbresh.info/
Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së p...
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes ...
Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...