Në Korçë janë shfaqur raste të reja të prekurve nga fruthi. Dy ditët e fundit janë konstatuar dhe pesë raste të tjera të grupmoshave të ndryshme, midis tyre dhe persona të lindur në vitet 80- 90.
Fruthi duket se po merr përmasa shqetësues në Korçë. Vetëm në fundjavë u shfaqen pesë raste të reja. Të izoluar në repartin infektiv të spitalit numri i të prekurve nga fruthi ka shkuar në 11.
Dy nga të sëmurët janë foshnjë dhe u dërguan në spitalin e Tiranës. Epidemiologja tregon për moshën dhe kategorinë që janë prekur nga fruthi.
Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik, ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Janë vaksinuar të gjithë individët që kanë pasur kontakte me të prekurit.
Alarmi në Korçë u dha javën e kaluar, me të sëmurë që vinin nga fshati Bulgarec. Fillimisht u prek një foshnjë, më pas pjesëtarë të familjes së saj. Njëra ishte nxënëse e shkollës se mesme Themistokli Germenji./abcnews.al
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë