Duke nisur nga fillim viti i ardhshëm ata të cilët do blejnë makina të përdorura do tu duhet të paguajnë më shtrenjtë.
Ministrisë së Financave, tashmë ka publikuar një udhëzim përmes të cilit tregohen çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve.
Të gjitha automjetet e përdorura që do të importohen nga Europa, Kina apo Koreja e Veriut do të kenë tarifa të reja e të larta në zhdoganim.
Do të paguhet për zhdoganimin e autoveturave sipas madhësisë cilindrike të tyre. Për ato automjete deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë.
Sikurse rritja aplikohet edhe për kategori të tjera automjetesh ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë lekë.
Udhëzimi Ministrisë së Financave parashikon rritje edhe për automjetet me cilindratat më të larta, deri një 1 milion lekë për ato automjete të përdorura me mbi 4500 cc. Bizneset që përdorin kamionçinat, furgonët dhe kamionët preken nga këto tarifa të reja zhdoganimi.
Parashikohet se për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë. Në periudhën janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Statistikat tregojnë se 80% e tyre janë mjete mbi 8 vite përdorim./tch
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë