Çmimet e naftës dhe benzinës do të rriten në Shqipëri duke filluar nga pasditja e sotme, duke iu afruar sërish nivele maksimale historike.
Bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet e reja të tregtimit. Nafta me pakicë do të shitet me 252 lekë [2.08 euro] për litër, nga 243 lekë [2 euro] që ishte më parë, me një rritje prej 9 lekësh, ose 3.7 për qind.
Benzina është rritur me 6 lekë për litër, duke u tregtuar nga pasditja e sotme me 241 lekë [1.99 euro] për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit do të jetë i pandryshuar në 81 lekë [0.67 euro] për litër. /arbresh.info/
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...